Klubi është themeluar si klub kriketi në vitin 1899 nga emigrantët britanik Alfred Edwards dhe Herbert Kilpin, të cilët kishin ardhur nga qyteti britanik i Nottinghamit. Për nder të origjinës, klubi e ka mbajtur emrin e tij në spellingun anglez ashtu siç quhet edhe qyteti, në vend që ta ndryshojë atë në gjuhën italiane Milano (edhe pse kanë qenë të detyruar gjatë regjimit fashist në Itali, siç e bënë Genoa dhe Inter). AC Milan fitoi kampionatin e parë italian në sezonin 1901 dhe më vonë përsëri në vitin 1906 dhe 1907.
Në vitin 1908 klubi përjetoi një ndarje për shkak të një mosmarrëveshje brenda klubit për blerjen e lojtarëve të jashtëm, e cila çoi deri në themelimin e klubit tjetër të bazuar në Milano, F.C. Internazionale Milano. Pas këtyre ngjarjeve, AC Milan nuk mundi të fitojë ansnjë titull në kompeticionet ne skenën shtëpiake deri në sezonin 1950-1951. Në vitin 1963 ata siguruan titullin e parë kontinental, duke fituar European Cup kundrejtë S.L. Benfica në finale. Ky sukses u përsërit edhe në vitin 1969 dhe pasio me Intercontinental Cup në të njejtin vit. Pas pensionimit të Gianni Rivera, për Milanin filloi një period rrënie, gjatë të cilit ata ishin të përfishrë në skandalin 1980 Totonero scandal dhe u shkarkuan në Serie B si dënim, për të parën herë në historinë e tyrë. Qendra e skandalit ishte një sindikat basti ku lojtarë dhe referë ishin të paguar për trokimin e ndeshjeve. AC Milan shpejt u kthy në Seria A, por u rikthye në Seria B pasi që sezonin e mbaruan në zonën e rrezikut.
Milani duke u mbrojtur nga një ridhënie nga këndi
Në vitin 1986, afaristi Silvio Berlusconi e bleu klubin dhe investoi shumë para, duke e emëruar si trajner Arrigo Sacchi në udhëheqje të Rossonerëve dhe duke e blerë treshen holandeze Marco van Basten, Ruud Gullit dhe Frank Rijkaard. Ky ishte fillimi i suksesit më të madh në historinë e klubit, ku AC Milani fitoi shtatë titj shtëpiak, pesë kupa UEFA Champions League, dhe tre kupa Interkontinentale.
Së fundmi, Milani ishte i përfshirë në skandalin e Seria A 2006, ku pesë klube akuzoheshin për trokimin e ndeshjeve duke selektuar referë të favorshëm. Milani në fillim u dënua me minus 15 poena dhe deqja e së drejtës në Champions League. Një apel i bërë nga klubi, pa penalizimin e tyre të zvogëlohet në minus 8 poena dhe i'u lejua të marrë pjesë në sezonin 2006-07 të Champions League, ku edhe e fituan kompeticionin.
Historia presidenciale
Milani ka pasur një numër të konsiderueshëm presidentësh nëper histori. Këtu është paraqitur një list komplete me presidentët e Milanit
|
|
|
Historia e trajnerëve
Më poshtë është paraqitur lista e trajnerëve të Milanit prej vitit 1900 gjer më sot.
|
|
Statistikat dhe rekordet e klubit
Paolo Maldini momentalisht e mban rekordin si lojtarë me më shumë loja në Serie A dhe kompeticione tjera, gjithsej 1000 loja të luajtura. Më 14 Maj 2007 ai e arriti numrin 600 loja të luajtura në Serie A (duke mos i konsideruar ndeshjet playoff), gjithashtu mban edhe rekorin me më shumë ndeshje të zhvilluara në Serie A.
Gola shënuesi më i mirë i Milanit i të gjitha kohërave është suedezi Gunnar Nordahl i cili në 268 ndeshje shënoi 221 gola. I dyti është Andriy Shevchenko me 173 gola në 298 ndeshje. Golashënuesi më i mirë i cili ende luan për Milanin është Filippo Inzaghi me 100 gola në 217 ndeshje.
Milani është klubi i vetëm që e mban rekordin duke mos humbur asnjë ndeshje në nji sezon Serie A 1991-91. Gjithsej ky rekord pa asnjë humbje zgjati 58 ndeshje, duke filluar 0-0 kundrejtë Parma më 26 Mars 1991 dhe duke humbur ironikisht 1-0 kundrejtë Parmës më 21 Mars 1993. Ky rekord pa humbur lojë është rekordi në Seria A dhe i treti në Europë. Vjen pas rekordit të Steaua Bucharest me 104 ndeshje pa humbje dheGlasgow Celtic me 68 ndeshje pa humbje.
Aktualisht, AC Milan ka më shumë tituj FIFA të njohur në botë pasi që në vitin 2007 mundi Boca Juniors në kompeticionin FIFA Club World Cup. Milani githashtu është klubi numër një në Europë në në sistemin e UEFA-së sipas rradhitjes së koeficientit. Kjo i mundëson Milanit që ne kompeticionet europiane të UEFA-së t'i shmang klubet tjera europiane të vlerëruara lart.
Ngjyrat dhe stema
Nëpër krejt hisotinë e klubit, ata janë prezantuar me ngjyrat kuq dhe zi. Ngjyrat u zgjodhën që të prezantojnë flakërimin e lojtarëve (e kuqja) dhe frika e oponentëve që të sfidojnë klubin (e zeza). Për shkak të fanelës me shirita kuq e zi të Milanit, ata kanë marë llagapin rossoneri. Brekë të bardha dhe çorapë të zeza janë veshja e tyre si nikoqir.
Veshjet e Milanit si mysafir gjithmonë kanë qenë krejtësisht të bardha. Kjo e fundit kosiderohet si "fanela me fat" edhe nga tifozët edhe nga klubi për në finalet e Champions League, duke marrë parasysh se Milani ka fituar 6 finale nga 8 duke luajtur me veshjet krejtësisht të bardha (duke humbur vetëm nga Ajax në 1995 dhe Liverpool në 2005), ndërsa me veshjet e tyre si nikoqir kanë fituar vetëm një finale nga tre. Veshja e tretë ndryshon secilin vit dhe për këtë sezon ata do të jenë të zeza dhe me shirit të kuq, por ata shumë rrallë përdoren.
Për shumë vite, stema e Milanit ka qenë si flamuri i Milanos, flamur ky i cili ka qenë i Shën Ambroses. Një tjetër llagap që i është dhënë klubit nga ngyrat e tyrë është "Dreqi". Një imazh e një dreqi të kuq përdorëj si stema e Milanit dhe një yll i vedosur afër tij. Ylli ishte si shpërblim për Milanin kur ata fitaun 10 tituj nacional. Momentalisht, stema prezanton ngjyrat dhe flamurin e Komunës së Milanos, më një shkurtesë ACM ne krye dhe viti i themelimit (1899) në fund.